Vitet 1961-1970
1961: Fillim i shkelqyer i dekades 60: kampion dhe kupe
Kampionati i 24 Kombetar ( 10 skuadra). Partizani shpallet kampion per here te 8-te.Partizani dhe Dinamo e perfundojne kampionatin me pike te barabarta (30) dhe per te percaktuar kampionin u zhvillUan dy ndeshje play-offi per titull: Partizani -Dinamo 1-1 (pas dy shtesave) dhe u desh nje finale tjeter, ku me ne fund Partizani mposht Dinamon 1-0 (pas tre shtesave). Golashenuesi me i mire u shpall Panajot Pano me 17 gola.
Partizani fiton dhe kupen e Republikes per kete vit duke mundur ne finale Besen e Kavajes ndeshjen e pare ne Kavaje 1:0 dhe barazuar ne Tirane 1:1, duke arkivuar keshtu kupen e 5-te.
Nje sukses i dyfishte i trainerit Rexhep Spahiu, i cili behet fitues i 4 kampionateve (1957, 1958, 1959, 1961) dhe 3 Kupave (1957,1958, 1961)
1962-1963: Boriçi fiton titullin e 9-te
Kampionati i 25 Kombetar ( 12 skuadra) fillon ne ne vjeshte 1962 dhe perfudnon ne pranvere 1963, sipas vitit futbollistik te kampionatave europiane, duke ju larguar vitit futbollistik sovjetik, ku kampionati perfundonte brenda nje viti.
Partizani shpallet kampion per here te 9-te. Trainer i Partizanit eshte i famshmi Loro Boriçi. Robert Jashari eshte goleshenuesi me i mire i kampionatit me 18 gola. Partizani ne 22 ndeshje fiton 15 , barazon 6 dhe humbet 1.
Ne Kupen e Republikes Partizani humbet ne gjysemfinale me 17 Netorin (Tirana) te dyja ndeshjet me te njetin rezultat 1:0.
1963-1964: 10 Tituj, asnje humbje ne 22 ndeshje
Kampionati i 25 Kombetar ( 12 skuadra) dhe Partizani per here te 10- kururezohet Kampion i Shqiperise, duke mos pesuar asnje humbje ne 22 ndeshje. Titullin e dhjete do ta fitonte me Loro Boriçin. Serish Robert Jashari goleshenuesi me i mire me 9 gola.
Per Kupen e Republikes ne 1/8 Partizani fiton 9:0 me Patosin, per ¼ fiton 6:0 me Lezhen, ne gjysemfinale fiton me Dinamon 2:1 dhe mposht ne finale Tomorin e Beratit me rezultatin 3:0 duke fituar per here te 6-te Kupen e Republikes .
1964-1965: Robert Jashari 3 here goleshenuesi me i mire
Kampionati 26 Kombetar dhe Partizani ze vendin e dyte (17 Nentori kampion) , Robert Jashari (me 14 gola) per here te 3-te shpallet goleshenuesi me i mire dhe eliminohet ne fazen e 1/8 finaleve per Kupen e Republikes nga Flamurtari (Vlore)
1965-1966: Dy humbje te medha nga 17 Nentori
Kampionati 27 kombetar. 17 Nentori(Tirana) dhe Partizani perfunojne kampionatin me pike te barabarta (38) dhe ne ndeshje play-off per titullin Partizani humbet 1:2 dhe ze vendin e dyte (17 Nentori kampion).
Per Kupen e Republikes , Partizani eliminon ne gjysemfinale Tiranen dhe fiton 2 finalet me Vllaznine e Shkodres (2:1 ne Shkoder dhe 4:3 ne Tirane). Kupa e 7 e Republikes. Trainer Loro Boriçi.
1966-1967: Vend i peste
Kampionati 28 kombetar. Partizani ne vend te peste. Kupa nuk u zhvillua.
1968: Kupa e 8-te, trofeu i refik Resmjes
Kampionati 29 kombetar. Partizani ze vendin e dyte (17 Nentori kampion).
Fiton per here te 8-te Kupen e Republikes duke mundur ne finale Vllaznine 4:1. Trainer Refik Resmja qe arrin suksesin dhe trofeun e vetem si trainer me Partizanin.
1969: 9 here nenkampion
Kampionati 30 kombetar. Partizani ze vendin e dyte
1969-1970: Panajot Pano me i miri, fiton kupen
Kampionati 31 kombetar. Partizani ze vendin e dyte (17 Nentori kampion). Panajot Pano goleshenuesi me i mire me 17 gola
Fiton per here te 9-te Kupen e Republikes pasi kishte eleminuar 17 Nentorin ne gjysemfinale dhe duke mundur ne finale Vllaznine 4:0 ne Tirane dhe humbet ne Shkoder 0:1. Trainer Loro Boriçi i cili fiton kupen e 3-te ne karrieren e tij.
|