Vitet 1971-1980
1970-1971: 11 tituj per 11 -shen e Partizanit
Kampionati 32 kombetar. Partizani shpallet kampion per here te 11-te, duke lene pas Dinamon. Trainer i ekipit Loro Boriçi qe mbyll karrieren e trofeve me Partizanin duke arkivuar 3 tituj kampione (1962-63, 1963-64, 1970-71) dhe 3 kupa(1964, 1966 dhe 1970).
Eleminohet nga Besa ne gjysemfinale per Kupen e Republikes.
1971-1972: Ne katershe, ne kupe dhe kampionat
Kampionati 33 kombetar. Partizani ze vendin 4-t.
Eleminohet ne gjysemfinale nga Vllaznia per Kupen e Republikes.
1972-1973: Kupa e 10-te
Kampionati 34 kombetar. Partizani ze vendin e dyte (Dinamo kampion).
Partizani fiton kupen 10-te te Republikes duke mposhtur ne finale me 9 qershor 1973 kampionen e porsashpallur Dinamo ne rezultatin 1:0. Trainer i Partizanit Ilia Shuke (trofeu i vetem i tij).
1973-1974: Dy vende te dyta, ne kampiont dhe ne kupe
Kampionati 35 kombetar me 14 skuadra. Partizani ze vendin e dyte (Vllaznia kampion).
Humbet ne finale e Kupes se Republikes me Dinamon, me 10 mars 1974 me rezultatin 0:1
1974-1975: I treti ne kampionat , i eleminuar nga kupa
Kampionati 36 kombetar me 14 skuadra. Partizani ze vendin e 3-te.
Eleminohet ne gjysemfinalen e Kupes nga Labinoti
1975-1976: Teper keq, vendi i peste
Kampionati 37 kombetar me 14 skuadra. Partizani ze vendin e 5-te.
Eleminohet ne ¼ e Kupes nga 17 Nentori (Tirana)
1976-1977: Bravo Agim Murati
Kampionati 38 kombetar me 12 skuadra. Partizani ze vendin e 4-te. Agim Murati goleshenuesi me i mire me 12 gola.
Eleminohet ne ¼ e Kupes nga Dinamo.
1977-1978: I treti si ekip, i pari si goleshenues
Kampionati 39 kombetar me 12 skuadra. Partizani ze vendin e 3-te. Agim Murati goleshenuesi me i mire me 14 gola. Dy vjet rrjesht goleshenuesi me i mire.
Eleminohet ne 1/8 e Kupes nga Naftetari i Kuçoves.
1978-1979: Titulli 12. Partizani kampion me dy shifra
Kampionati 40 kombetar me 14 skuadra. Partizani shpallet kampion per here te 12-te ne historine e tij. Agim Murati (Partizani) dhe Petrit Dibra (17 nentori) shpallen goleshenuesit me te mire me 14 gola. Trainer i Partizanit: Bejkush Birçe
Partizani eleminohet ne gjysemfinalen e Kupes nga Dinamo.
1979-1980: Vendi i katert, jo i pranueshem
Kampionati 41 kombetar me 14 skuadra. Partizani ze vendin e 4-t.
Pasi ka eliminuar ne 1/8 Apolonine, ne ¼ Flamurtarin, ne ½ Dinamon, Partizani arkivon trofeun e 11-te Kupes duke mposhtur ne finale Labinotin e Elbasanit (barazim ne Elbasan 1:1, dhe fitore ne Tirane 1:0). Trainer i Partizanit: Bejkush Birçe